Alarm në Uashington, dronët fluturojnë mbi bazën ushtarake ku po qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Alarm në Uashington, dronët fluturojnë mbi bazën ushtarake ku po qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Disa dronë të paidentifikuar janë vërejtur duke fluturuar mbi një bazë ushtarake në Uashington, ku qëndrojnë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe kreu i Pentagonit, Pete Hegseth. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta amerikane The Washington Post. Sipas raportimeve, autoritetet amerikane ende nuk kanë arritur të përcaktojnë origjinën e dronëve. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur se kush qëndron pas këtij aktiviteti ajror të paautorizuar. Fluturimet mbi bazën ushtarake Fort McNair kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë, duke bërë që zyrtarët të shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së dy zyrtarëve të lartë. Megjithatë, sipas një burimi të lartë qeveritar, Rubio dhe Hegseth nuk janë zhvendosur. Ndërkohë, ushtria amerikane ka rritur nivelin e vëzhgimit dhe monitorimit të kërcënimeve të mundshme, për shkak të...