Alarm në Australi: Katër sulme nga peshkaqenë brenda 48 orëve, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin detin
Katër sulme nga peshkaqenë janë regjistruar brenda vetëm 48 orëve në Australi, duke shkaktuar shqetësim të madh te pushuesit dhe komunitetet bregdetare. Rasti i katërt përfshin një surfer 39-vjeçar, i cili u transportua në spital pasi u kafshua nga një peshkaqen në ujërat pranë parkut kombëtar Limeburners Creek, në shtetin e Uellsit të Ri Jugor. Autoritetet shëndetësore lokale bënë të ditur se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme, me dëmtime të lehta. Sipas policisë së Uellsit të Ri Jugor, burri ishte duke bërë surf kur një peshkaqen i kapi dërrasën. Ai pësoi një plagë në kraharor dhe mori ndihmën e parë në spitalin e zonës. Drejtori ekzekutiv i Surf Life Saving NSW, Steven Pearce, deklaroi për ABC se surferi i shpëtoi një dëmtimi të rëndë...
Burimi:
vizionplus.tv