Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Një valë alarmi ka përfshirë Anglinë pas shpërthimit të një epidemie meningjiti në kampusin e Universitetit të Kentit në Canterbury, e cila deri tani u ka marrë jetën dy studentëve dhe ka dërguar në spital 11 të tjerë në gjendje të rëndë. Mediat britanike e kanë përshkruar situatën si “terror në universitet”, ndërsa autoritetet shëndetësore janë në një garë kundër kohës për të parandaluar përhapjen e sëmundjes përpara pushimeve të Pashkëve. Viktimat e para të kësaj forme agresive, të njohur si meningjiti invaziv, janë 18-vjeçarja Juliette Kenny dhe një student 21-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Hetimet paraprake sugjerojnë se vatra e infeksionit mund të ketë qenë një mbrëmje në një diskotekë të njohur vendase rreth dy javë më parë,...