Alarm diplomatik në Lindjen e Mesme/ Lëvizja e Britanisë rrit frikën për konflikt SHBA-Iran
Mbretëria e Bashkuar ka tërhequr përkohësisht stafin nga ambasada e saj në Tehran, në sfondin e rritjes së tensioneve midis SHBA dhe Iran Ministria e Jashtme britanike njoftoi se përfaqësia diplomatike do të vazhdojë të operojë nga distanca. Vendimi vjen ndërsa disa shtete kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët e tyre në Lindjen e Mesme, duke përmendur rrezikun e mundshëm të përshkallëzimit ushtarak. Ndërkohë, ambasada amerikane në Izrael u ka lejuar disa punonjësve jo-emergjentë të largohen nga vendi. Sipas raportimeve të The New York Times, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, u ka kërkuar stafit që kush dëshiron të largohet “ta bëjë këtë sot”. Zhvillimet pasojnë një raund bisedimesh mes Uashingtonit dhe Teheranit në Geneva, të cilat konsiderohen si përpjekje për të shmangur një konflikt të mundshëm për...
Burimi:
ntv.al