Akuzohen për aktivitete anti-migrante, Franca u ndalon hyrjen 10 aktivistëve britanikë

Akuzohen për aktivitete anti-migrante, Franca u ndalon hyrjen 10 aktivistëve britanikë

Franca ka ndaluar hyrjen dhe qëndrimin për 10 shtetas britanikë, pjesëtarë të grupit “Raise the Colours”, pasi akuzohen se janè angazhuar në veprime për të penguar migrantët që të kalonin Kanalin Anglez me anije të vogla, njoftoi Ministria e Brendshme franceze. Aktivistët u kapën duke kërkuar dhe shkatërruar anije të vogla përgjatë bregdetit verior të Francës dhe duke kryer “aktivitet propagandistik” për të mobilizuar publikun britanik. Ministria tha se veprimet e grupit, të zbuluara në dhjetor 2025, mund të shkaktonin “çrregullime serioze të rendit publik” dhe se ndalimi u vendos për individët, jo për organizatën në tërësi. Grupi “Raise the Colours” deklaroi se aktivitetet e tij janë gjithmonë paqësore dhe brenda ligjit dhe se nuk mbështet as dhunën, as veprime të paligjshme. Ministri francez i...