No Image Available

Akuzat për armë bërthamore, Franca i përgjigjet Rusisë: Po dezinformon

Franca i ka cilësuar si të pabaza akuzat ruse se Ukraina po kërkon të sigurojë një armë bërthamore ose një “bombë të ndyrë” me ndihmën e Londrës ose Parisit, duke i quajtur akuzat një shembull të dezinformimit rus. Në një deklaratë të lëshuar me rastin e katërt përvjetorit të luftës, SVR, shërbimi i inteligjencës së jashtme i Rusisë, tha se Britania dhe Franca besojnë se Kievi mund të sigurojë kushte më të favorshme nëse do të zotëronte “një bombë bërthamore, ose të paktën një të ashtuquajtur ‘bombë të ndyrë’ “. Drejtoresha e komunikimit në Ministrinë franceze të Mbrojtjes, Olivia Penichou, tha se “kjo deklaratë e pabazuar nga SVR u riprodhua nga propagandistë të ndryshëm rusë në X dhe nga disa agjenci lajmesh të huaja”. Ajo...