Akuza të tmerrshme për regjimin në Iran: Ata ekzekutojnë protestues të plagosur në spitale, p*rdhunojnë vajza

Akuza të tmerrshme për regjimin në Iran: Ata ekzekutojnë protestues të plagosur në spitale, p*rdhunojnë vajza

Akuza të rënda për ekzekutime sistematike të protestuesve anti-regjim në Iran po dalin në dritë. Sipas mediave të huaja, forcat e sigurisë dyshohet se po bastisin madje edhe spitalet për të vrarë të plagosurit që po marrin trajtim mjekësor. Sipas informacioneve të cituara nga New York Post dhe Jerusalem Post, video tronditëse që po qarkullojnë brenda vendit dyshohet se tregojnë anëtarë të forcave të sigurisë duke hyrë në spitale në kërkim të personave të plagosur gjatë protestave të muajit të kaluar. Gjatë këtyre protestave, thuhet se mijëra njerëz janë vrarë. “Ata ishin në spitale me tuba oksigjeni të vendosur”, tha një burim për viktimat. “Kur shikon më nga afër, kupton se ishin qëlluar në kokë. Ata u ekzekutuan, u dënuan me vdekje  brenda spitalit”, shtoi...