Aksidenti tragjik në Rumani, mjeku tregon gjendjen e të mbijetuarve: Njëri në gjendje të mirë, do dalë nga spitali. 20-vjeçari, dëmtime në tru

Aksidenti tragjik në Rumani, mjeku tregon gjendjen e të mbijetuarve: Njëri në gjendje të mirë, do dalë nga spitali. 20-vjeçari, dëmtime në tru

Kirurgu Kostas Fortounis , informoi mëngjesin e kësaj të premte për gjendjen e dy të plagosurve që u kthyen nga Rumania , pas aksidentit në Timishoara me shtatë tifozët e vdekur të PAOK-ut . Mjeku tha se në përgjithësi, të dy janë në gjendje klinike të qëndrueshme. “20-vjeçari, me lëndime më serioze, po trajtohet në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe 28-vjeçari , praktikisht pa lëndime, ndoshta do të dalë sot, sepse dëshiron të marrë pjesë në funeralet e miqve të tij”, tha mjeku. 20-vjeçari ka kryesisht dëmtime të moderuara në tru. Ai nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale ose shtrim në kujdes intensiv, por monitorimi dhe vigjilenca janë të nevojshme në rast të ndonjë ndryshimi në pamjen e tij klinike. “Gjëja kryesore është që funksionet e...