Aksident tragjik në Itali, humb jetën 17-vjeçari shqiptar
Një aksident i rëndë rrugor i preu jetën në mes një 17-vjeçari me origjinë shqiptare, Elias Çakalli. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së enjtes, më 22 janar, në Itali. I mituri udhëtonte si pasagjer në një nga dy automjetet e përfshira në aksident. Makina ku ndodhej Elias drejtohej nga një 18-vjeçar, mik i tij, i cili tashmë është nën hetim. Sipas dyshimeve paraprake, automjeti është rrokullisur disa herë pas përplasjes. Si pasojë e goditjes së fortë, 17-vjeçari është hedhur jashtë automjetit pasi ka thyer një nga xhamat, duke përfunduar në asfalt disa metra larg. Kur shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, i mituri kishte ndërruar jetë. Gjendja e drejtuesit të mjetit mbetet shumë e rëndë. 18-vjeçari u transportua me helikopter në spitalin “Sant’Andrea” në Romë,...
Burimi:
vizionplus.tv