Aksident rrugor në Brazil, 6 të vdekur dhe 46 të plagosur
Gjashtë pasagjerë u vranë në një aksident me autobus, në një autostradë kombëtare në Brazilin juglindor, tha departamenti i zjarrfikësve të Sao Paulos, ndërsa 46 të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalet e zonës. Aksidenti, në autostradën BR-153, ndodhi duke zbardhur dita e sotme, pranë qytetit të Marilia, thanë zjarrfikësit në një postim në X. Gjendja e pasagjerëve të plagosur nuk dihet ende. Gazeta braziliane ‘Folha de S.Paulo’ raportoi se automjeti doli nga kursi dhe u përmbys pasi goma e majtë e pasme i shpërtheu, duke bërë që shoferi të humbiste kontrollin. Duke cituar deklarata nga policia federale e autostradave të Brazilit, mediat lokale raportuan se autobusi po transportonte punëtorë bujqësorë nga shteti verilindor i Maranhão, në shtetin jugor të Santa Catarina, për...
Burimi:
vizionplus.tv