Aksident në Bolivi, humbin jetën 14 persona

Aksident në Bolivi, humbin jetën 14 persona

Një autobus doli nga një rrugë rurale në Bolivi dhe ra 150 metra në një përrua. Si pasojë humbën jetën14 persona. Aksidenti vdekjeprurës ndodhi pranë komunitetit Mocomoko, në pjesën perëndimore të vendit. Autobusi ishte nisur për në kryeqytetin La Paz, sipas raportimeve të medias boliviane. Numri fillestar i të vdekurve nga përplasja ishte të paktën shtatë, por ky numër u dyfishua disa orë më vonë. Një zëdhënës i policisë tha se banorët nxituan në vendngjarje përpara se të mbërrinin ekipet e shpëtimit dhe të lironin viktimat, të cilët u dërguan në La Paz dhe qytetin fqinj të El Altos. Fati i shoferit është i panjohur, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta për momentin. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Bolivisë, afërsisht 1,400...