“Ajo ditë kur bashkë me Shahun lamë Iranin…” | Kush është ish–perandoresha, nëna e trashëgimtarit të fronit iranian
Ishte 16 janari i vitit 1979 kur Shahu dhe Farah Diba lanë Teheranin. Turma thërriste: “Tirani iku, populli fitoi”. Pas arratisjes, atë dimër të dhunës që aq shumë të kujton momentet dramatike të këtij janari, Shahu dhe Shahbanuja shkuan në mërgim në Egjipt, Marok, Bahamas, Meksikë, SHBA, të ndjekur nga një dënim me vdekje në mungesë. E pyeta ish–iperandoreshën vite më parë, kur e takova në Paris: “Keni pasur frikë?”. “Frikë? Jo. Nuk kam frikë të vdes. Vite më parë shkruan te The Guardian se do të më vrisnin, atëherë ministri i Brendshëm francez më dha eskortë. Më mirë të vdes kështu, e goditur për vdekje, sesa nga kanceri… në spital”. Sytë e Farah Dibës u mbushën me trishtim, ndoshta nga kujtimi i ditëve të...
Burimi:
javanews.al