Agjentët federalë vrasin protestuesin/ Dëshmitarët: Ai nuk mbante armë…
Dy dëshmitarë okularë të të shtënave me armë zjarri të shtunën pasdite ndaj infermierit 37-vjeçar Alex Pretty në Minneapolis kanë dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen. Ata kanë dëshmuar nën betim se ai nuk mbante armë kur iu afrua agjentëve federalë të ICE të shtunën, duke kundërshtuar drejtpërdrejt pretendimet e administratës Trump se të shtënat që e lanë të vdekur ishin në vetëmbrojtje. Deklaratat e dy dëshmitarëve janë paraqitur të shtunën vonë në mbrëmje në gjykatën federale në Minesota, vetëm disa orë pas vdekjes së Alex Pretty. Deklaratat me betim janë pjesë e një padie të ngritur nga organizata jofitimprurëse Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU) në emër të protestuesve në Minneapolis kundër Sekretares së Sigurisë Kombëtare Christy Noem dhe zyrtarëve të tjerë që koordinojnë...
Burimi:
ntv.al