Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Aeroportet në Budapest të Hungarisë, Bratislavë të Sllovakisë dhe Vjenë të Austrisë u detyruan të mbyllen përkohësisht të martën në mëngjes (13 janar) për shkak të kushteve të rënda të motit të akullt, duke shkaktuar anulime dhe vonesa të shumta fluturimesh në të gjithë rajonin. “Në Aeroportin e Vjenës, një shtresë e trashë akulli u formua në pistat e fluturimit dhe vazhdonte të ngrinte sërish pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për pastrimin e saj”, bëri të ditur një zëdhënës i aeroportit. Si pasojë, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera. Ndërkohë, shiu i ngrirë detyroi Aeroportin e Pragës të operonte në një “modalitet shumë të kufizuar”, sipas një njoftimi të publikuar në rrjetin social X. Autoritetet paralajmëruan për vonesa gjatë gjithë ditës, ndërsa mbërritjet u...