Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani po kërkon një zgjidhje diplomatike për tensionet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln mbërriti në Lindjen e Mesme. Situata me Iranin është “e paqëndrueshme”, ndërsa ushtria amerikane vazhdon të vendosë asete ushtarake – veçanërisht detare dhe të tjera – në rajon, tha republikani për faqen e lajmeve Axios. “Ne kemi një armatë të madhe pranë Iranit. Më të madhe se ajo që kemi në Venezuelë”, tha Presidenti Trump, duke siguruar se diplomacia mbetet në tryezë. “Ata duan të bëjnë një marrëveshje. E di këtë. Ata kanë telefonuar disa herë. Ata duan të flasin”, tha ai për Axios. Të hënën e kaluar, komanda e përbashkët e forcave të armatosura amerikane përgjegjëse për rajonin e...
Burimi:
opinion.al