Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës
Një zjarr katastrofik që shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri ka kthyer tashmë festën në një tragjedi të madhe në resortin alpin të Crans-Montana, në Zvicër. Rreth 40 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 115 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre rëndë, pasi flakët përfshinë barin e njohur Le Constellation, ku po festohej ndërrimi i viteve. Zjarri shpërtheu rreth orës 01:30 të mëngjesit të 1 janarit, në një moment kur lokali ishte i mbushur me persona kryesisht të rinj e adoleshentë, vendas dhe turistë të huaj, që kishin zgjedhur Crans-Montana për të festuar Vitin e Ri. Sipas autoriteteve, në bar ndodheshin dhjetëra persona dhe atmosfera festive u shndërrua brenda pak çastesh në panik dhe kaos. Dëshmitarë okularë tregojnë se flakët...