Administrata Trump përfiton 10 miliardë dollarë nga marrëveshja për TikTok!
Administrata e presidentit Donald Trump pritet të përfitojë 10 miliardë dollarë nga një marrëveshje që synon krijimin e një versioni të TikTok, të kontrolluar nga Shtetet e Bashkuara. Shuma, e konsideruar nga qeveria amerikane si një “tarifë transaksioni” jashtëzakonisht e rrallë, do të paguhet nga investitorët që morën nën kontroll aktivitetet amerikane të TikTok nga kompania kineze mëmë, ByteDance, sipas raportimeve të Wall Street Journal. Në grupin e investitorëve përfshihen kompania e softuerit Oracle, firma investuese e Emirateve të Bashkuara Arabe MGX dhe kompania e investimeve private Silver Lake. Këta investitorë, së bashku me mbështetës të tjerë, kishin paguar 2.5 miliardë dollarë tek Thesari Amerikan gjatë përfundimit të marrëveshjes në janar dhe do të kryejnë pagesa shtesë deri shuma të arrijë në 10 miliardë dollarë....
Burimi:
vizionplus.tv