Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

35-vjeçarja Alexis Von Yates po vuan një dënim me dy vjet burg në Florida, pasi u shpall fajtore për abuzim seksual ndaj djalit të saj 15-vjeçar. Rasti u zbulua në korrik të vitit 2024, kur bashkëshorti i saj i gjeti të dy të zhveshur në divanin e shtëpisë. Infermierja nga Florida pranoi një marrëveshje pranimi fajësie me prokurorët për veprën penale të “aktit të pahijshëm dhe imoral” ndaj një të mituri. Fillimisht, ajo ishte akuzuar për abuzim seksual ndaj një të mituri të moshës 12 deri në 18 vjeç, por akuza u reduktua në kuadër të marrëveshjes gjyqësore. Sipas raportimeve përveç dënimit me dy vjet burg, gjykata vendosi edhe dy vjet mbikëqyrje pas lirimit, regjistrimin e saj në regjistrin e abuzuesve seksualë për dhjetë vjet,...