Abuzoi me djalin 15-vjeçar të bashkëshortit, 35-vjeçares i hiqet përfundimisht licenca infermieres, si e kapi në flagrancë babai i djalit
Një infermiere 35-vjeçare nga Florida po përballet me pasoja të reja ligjore dhe personale, ndërsa po vuan dënimin me burg për abuzim seksual ndaj djalit të mitur të bashkëshortit të saj. Autoritetet kanë vendosur t’i heqin përfundimisht licencën për ushtrimin e profesionit, ndërkohë që bashkëshorti ka paraqitur kërkesë për divorc. Sipas dokumenteve gjyqësore dhe administrative në SHBA, Alexis Von Yates po vuan një dënim prej dy vitesh burg në një institucion penitenciar në Florida, pasi pranoi një marrëveshje me prokurorinë për veprën penale të “sjelljes së pahijshme dhe të pamoralshme” ndaj një të mituri. Rasti lidhet me një incident të ndodhur në korrik të vitit 2024 në banesën familjare, kur bashkëshorti i saj i gjeti infermieren dhe djalin e tij 15-vjeçar të zhveshur në divanin...
Burimi:
vizionplus.tv