A përdorën SHBA-të një superarmë zanore për të gjunjëzuar ushtarët e Venezuelës?

A përdorën SHBA-të një superarmë zanore për të gjunjëzuar ushtarët e Venezuelës?

“Ata hodhën diçka. Nuk di si ta përshkruaj. Ishte si një valë zanore jashtëzakonisht e fortë. Menjëherë ndjeva sikur koka po më shpërthente nga brenda. Të gjithëve na filloi gjakderdhja nga hunda. Ramë përtokë, të paaftë për të lëvizur. Pas asaj arme zanore ose çfarëdo që të ishte nuk arritëm më të qëndronim në këmbë.” Kjo është një dëshmi anonime, që i atribuohet njërit prej ushtarëve venezuelianë që mbronin rezidencën e presidentit Maduro. Por fakti që është ripublikuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, dhe është analizuar gjerësisht nga Fox News, i jep asaj një peshë të veçantë. Dhe nuk është çudi. Prej dekadash Pentagoni po studion mënyra për ta kthyer zërin në një armë lufte jashtëzakonisht efektive, që paralizon kundërshtarët pa i...