A mund të dalin SHBA-të nga NATO?
Gjithçka nisi nga një seri deklaratash të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka rritur ndjeshëm tonin kritik ndaj aleatëve të NATO-s. Në fjalimet e tij publike dhe në postimet në rrjetet sociale, Trump ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur për dekada barrën kryesore të mbrojtjes së Evropës dhe sigurisë globale, ndërsa sipas tij, disa aleatë nuk kanë kontribuar në mënyrë të mjaftueshme. Këto deklarata nuk janë thjesht retorikë politike. Ato janë interpretuar nga analistët si një sinjal i mundshëm për një rishikim të thellë të rolit amerikan në NATO. “Jam i zhgënjyer me NATO-n. Aleatët tanë nuk kanë bërë sa duhet. Amerika nuk mund të mbajë gjithmonë barrën kryesore të sigurisë globale.” NATO, e krijuar në vitin 1949, përmban në nenin 13...
Burimi:
javanews.al