A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

Deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO kanë rikthyer debatin mbi kompetencat e tij dhe kufizimet ligjore. Që nga nisja e luftës me Iranin, Trump ka kritikuar vazhdimisht aleancën ushtarake, duke paralajmëruar se mund të shqyrtojë largimin e SHBA-së nga organizata e krijuar në vitin 1949 për të garantuar sigurinë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Megjithatë, një ligj i miratuar nga Kongresi amerikan në vitin 2023 përcakton se presidenti nuk mund të tërheqë SHBA-në nga NATO pa miratimin e Senatit, ku kërkohet mbështetja e dy të tretave të senatorëve, ose pa një akt të veçantë nga Kongresi. Senatori republikan Thom Tillis ka deklaruar se një tërheqje e tillë nuk është e mundur pa përfshirjen e...