A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

OKB-ja liston vendet e Bashkimit Evropian si importues të rëndësishëm të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore(!)-A po luan Pheniani një lojë të dyfishtë me Rusinë? Nga Eljanos Kasaj* Bazuar në të dhënat zyrtare tregtare të raportuara në Bazën e të Dhënave të Statistikave të Tregtisë së Mallrave të OKB-së (UN Comtrade), të paktën 10 shtete të Bashkimit Evropian janë përmendur se kanë importuar produkte nga Republika Demokratike Popullore e Koresë (RPDK/Koreja e Veriut) gjatë vitit 2024, duke filluar nga tekstilet, pajisjet dhe makineritë elektronike, e deri tek municionet dhe sistemet e armëve konvencionale koreanoveriore. Publikimi i këtij raporti ndonëse nuk ka zgjuar ndonjë debat publik në Bashkimin Evropian ose në vended e listuara (pa përmendur as ndonjë deklaratë publike prej zyrtarëve brukselian)-ka ngritur shumë pyetje midis...