A është dollari i dobët rrezik për Europën?
Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit 2025. Vitin e kaluar monedha e SHBA-së shënoi humbjen më të fuqishme që prej gati një dekade. Minusi kundrejt një grupi monedhash të tjera më 2025 përbënte rreth 10 përqind. Që nga fillimi i vitit 2026 rënia ka qenë edhe me minus 2,6 përqind të tjera. Humbja e vlerës së dollarit ka pasoja ndaj euros dhe monedhave të tjera. Monedha e përbashkët europiane për herë të parë që nga viti 2021 ka arritur vlerën 1,20 dollarë të SHBA-së. Edhe paundi britanik dhe yeni japonez janë rritur kundrejt dollarit në nivelet më të larta. Disa ekonomistë dhe analistë i shpjegojnë humbjet e vazhdueshme të vlerës së...
Burimi:
opinion.al