A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, së bashku me zyrtarë të tjerë, kanë deklaruar se sulmi më i madh kundër Hezbollahut gjatë luftës njëmujore me Iranin ishte i targetuar me kujdes ndaj anëtarëve të këtij grupi të armatosur. Megjithatë, nga zhvillimet në terren, sulmet duket se kanë pasur po aq karakter demonstrativ dhe politik në funksion të Netanyahut, sa edhe vlerë ushtarake. Shumë analistë kanë hedhur dyshime se sulmi i ndërmarrë pa paralajmërim dhe që goditi mbi 100 objektiva brenda 10 minutash, përfshirë zona të dendura banimi në qendër të Bejrutit mund të ketë pasur si synim minimin e armëpushimit mes SHBA-ve dhe Iranit, i cili perceptohet nga disa si i imponuar ndaj Netanyahut “të pakënaqur”. Versioni i paraqitur në mediat izraelite pretendon se Hezbollahu kishte zhvendosur...