A do të sjellin bisedimet Ukrainë Rusi fundin e luftës?
Bisedimet e filluara në Abu Dhabi mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë janë planifikuar të vazhdojnë edhe të shtunën. Ndërkohë që negociohet, Putini intensifikon sulmet. Për herë të parë nga viti i kaluar, Kievi dhe Moska kanë zhvilluar negociata të drejtpërdrejta. Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, palët u takuan në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të diskutuar planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Raundi i parë i bisedimeve ka përfunduar, njoftoi zyra presidenciale ukrainase. Takimi tre palësh u përqendrua në kushtet për përfundimin e luftës, u shpreh negociatori ukrainas Rustem Umerov, por nuk dha detaje. Kurse Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në mesazhin e tij me video në mbrëmja, tha se është shumë herët për të nxjerrë përfundime nga takimi në Abu Dhabi. Rusia...
Burimi:
opinion.al