A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

Vdekja e njërit prej trafikantëve më të kërkuar në botë, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ka tronditur Meksikën dhe ka lënë pas një vakum pushteti në krye të kartelit famëkeq Jalisco Nueva Generacion (CJNG). Por ndërsa lideri 59-vjeçar u vra nga forcat federale në shtetin e Jalisco-s, perandoria e tij me vlerë disa miliarda dollarë mbetet e paprekur dhe sytë tani janë kthyer drejt gruas dhe familjes së tij. “La Jefa” në qendër të stuhisë Në botën e dhunshme dhe të dominuar nga meshkujt të karteleve meksikane, ajo njihet si “La Jefa” – Shefja. Rosalinda González Valencia, 63 vjeçe, u martua me Oseguera-s në vitin 1996 dhe konsiderohet nga autoritetet si pjesë kyçe e strukturës financiare të kartelit. Rosalinda González Valencia, gruaja...