A do ta destabilizojë Iranin vrasja e kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

A do ta destabilizojë Iranin vrasja e kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Vrasja nga Izraeli e Ali Larijani-t, kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, nuk do t’i japë një goditje fatale udhëheqjes së Iranit, tha ministri i jashtëm i vendit. Në një intervistë me “Al Jazeera”, të transmetuar pasi vrasja e Larijani-t u konfirmua nga Teherani, Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ende nuk e kanë kuptuar se qeveria e Iranit nuk mbështetet në një individ të vetëm. “Nuk e di pse amerikanët dhe izraelitët ende nuk e kanë kuptuar këtë pikë: Republika Islamike e Iranit ka një strukturë të fortë politike me institucione të vendosura politike, ekonomike dhe sociale”, tha Araghchi. “Prania ose mungesa e një individi të vetëm nuk ndikon në këtë strukture”, tha ai. “Sigurisht,...