90% e eksporteve të naftës iraniane në rrezik/ Sulmet amerikano-izraelite vazhdojnë
Të paktën 15 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një fabrikë në qytetin industrial të Isfahanit në Irani, u godit nga një sulm amerikano-izraelit. Sipas raportimeve, sulmi goditi një fabrikë që prodhonte pajisje për ngrohje dhe ftohje. Raportohet se disa punëtorë ndodheshin në objekt në momentin e sulmit, çka ka rritur numrin e viktimave. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një bilanc përfundimtar për të plagosurit. Lufta në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është futur në javën e saj të tretë. Mbrëmjen e ditës së djeshme presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ushtria amerikane kishte goditur të gjitha objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Kharg, ishull nga ku Irani nis 90% të eksporteve të naftës. Presidenti gjithashtu kërcënoi se...
Burimi:
ntv.al