7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

Udhëheqja politike e Iranit ishte objektivi kryesor i valës së parë të sulmeve të koordinuara SHBA-Izrael, mëngjesin e së shtunës, duke shkaktuar zjarr të përhapur në rajon. Zyra e Udhëheqësit Suprem, si dhe rezidenca e Presidentit të Iranit u vunë në shënjestër, duke reflektuar qëllimin e SHBA-së për ndryshime në qeverisjen e vendit, sipas mesazhit të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili konfirmoi nisjen e veprimeve ushtarake. Shtatë raketa u drejtuan drejt zyrës së udhëheqësit suprem Ali Khamenei. Deri më tani, Irani nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare mbi vendndodhjen e Khameneit, megjithëse një burim qeveritar i tha Reuters se ai nuk ishte në Teheran dhe ishte zhvendosur në një vend të sigurt. Rezidenca e Presidentit iranian Pesekian u sulmua gjithashtu, ndërsa nuk ka konfirmim...