60 viktima pas trazirave për vrasjen e “El Menço”-s në Meksikë, 10 mijë ushtarë në terren

60 viktima pas trazirave për vrasjen e “El Menço”-s në Meksikë, 10 mijë ushtarë në terren

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në Meksikë pas shpërthimit të dhunës që pasoi vrasjen e baronit të drogës Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Menço”. Qeveria ka dislokuar rreth 10 mijë ushtarë në shtetin Jalisco për të vënë nën kontroll situatën. “El Menço”, kreu i kartelit Jalisco New Generation Cartel (CJNG), u plagos gjatë një operacioni ushtarak në një zonë pyjore pranë qytetit Tapalpa dhe ndërroi jetë gjatë transportimit me helikopter drejt Mexico City. Sipas autoriteteve, pas njoftimit për vdekjen e tij, anëtarë të kartelit bllokuan rrugë, dogjën automjete, sulmuan pika karburanti, banka e biznese dhe u përplasën me forcat e sigurisë në të paktën 20 shtete të vendit. Ministri i Sigurisë bëri të ditur se gjatë operacionit dhe përleshjeve të mëvonshme...