4 vite luftë në Ukrainë/ Liderët europianë i drejtohen Kievit, Orban mbështet Putin

4 vite luftë në Ukrainë/ Liderët europianë i drejtohen Kievit, Orban mbështet Putin

Hungaria dhe Sllovakia janë rreshtuar në anën e Vladimir Putinit dhe kanë bllokuar sanksionet e reja europiane kundër Rusisë. Por tensioni më i mprehtë regjistrohet për kredinë prej 90 miliardë eurosh në favor të Ukrainës, të miratuar nga Këshilli Europian në dhjetorin e kaluar, për të cilën tani Budapesti ka ndryshuar qëndrim, duke vënë në rrezik fondet për mbijetesën e Kievit, i cili ka likuiditet deri në fund të marsit, shkruan La Repubblica. “Është vërtet për të ardhur keq që vendimi i marrë nga të gjithë liderët e Këshillit Europian”, ka akuzuar shefja për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në përfundim të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, tani përbën një hap pas.” “Presim”, shtoi një zëdhënëse e presidencës së Komisionit, “që të gjithë liderët të respektojnë...