4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers
Një pritje madhështore u organizua për ekuipazhin prej katër astronautësh të misionit Artemis II pas kthimit të anijes kozmike ‘Orion’ në Oqeanin Paqësor të premten në mbrëmje. Astronautët mbërritën të shtunën në Ellington Field në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston, të shoqëruar nga brohoritje, ovacione dhe përqafime nga Administratori i NASA-s, Jared Isaacman. Anëtarët e ekuipazhit u ribashkuan me familjet e tyre pas përfundimit të udhëtimit të tyre historik 10-ditor rreth hënës. Isaacman e quajti misionin “aventura më e madhe në historinë e njerëzimit”. Ekuipazhi – Reid Wiseman i NASA-s, Victor Glover, Christina Koch dhe astronauti i Agjencisë Hapësinore Kanadeze Jeremy Hansen – përfunduan një fluturim rekord pranë hënës. Astronautët udhëtuan më thellë në hapësirë sesa çdo njeri kishte guxuar më parë. Misioni Artemis II...
Burimi:
javanews.al