33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka dhënë deklarata të forta nga Shtëpia e Bardhë lidhur me operacionet ushtarake në Iran, duke njoftuar se forcat amerikane do të tërhiqen “shumë shpejt”. Sipas tij, fushata ushtarake mund të mbyllet përfundimisht brenda dy deri në tre javësh. Trump u shpreh se qëllimet kryesore të vendosura përpara nisjes së sulmeve ajrore (në bashkëpunim me Izraelin) janë përmbushur plotësisht. Trump theksoi se objektivi parësor për të bllokuar aftësinë e Iranit për të prodhuar armë bërthamore është arritur. “Tani po përfundojmë punën”, tha ai. Presidenti pretendoi se SHBA-të tashmë dominojnë hapësirën ajrore iraniane dhe se ka ndodhur një “ndryshim regjimi” pas eliminimit të krerëve të lartë politikë dhe ushtarakë. Ai i përshkroi udhëheqësit aktualë si “më racionalë” dhe “më pak radikalë”, duke shtuar...