30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës
Stuhia e fuqishme dimërore që ka goditur Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar të paktën 30 viktima dhe probleme të mëdha në energji, transport dhe jetën e përditshme në dhjetëra shtete. Sipas Associated Press, vdekjet janë të lidhura me hipotermi, aksidente rrugore per shkak të akullit, si edhe incidente gjatë pastrimit të borës. Në Nju Jork, tetë persona u gjetën të pajetë në ambiente të hapura, ndërsa në Massachusetts dhe Ohio dy persona humbën jetën pasi u goditën nga mjetet e pastrimit te bores. Aksidente fatale gjatë rrëshqitjes me slita u raportuan edhe në Arkansas dhe Teksas. Mbi 20 shtete, si edhe kryeqyteti Uashington DC, kanë shpallur gjendje emergjence. Rreth 630 mije banesa dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në jug të vendit. Situata...
Burimi:
javanews.al