21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

Grupi militant Shteti Islamik, i njohur ndryshe si ISIS, mbetet një nga kërcënimet më serioze të sigurisë globale, edhe pse ka humbur territorin që dikur kontrollonte në Lindjen e Mesme. Historia e tij është komplekse dhe rrënjët shkojnë më shumë se dy dekada pas. Sipas Lorenzo Vidinos, drejtor i Programit për Ekstremizmin në Universitetin George Washington, origjina e Shtetit Islamik daton në fillim të viteve 2000, në Irak, pak para pushtimit amerikan të vitit 2003. “Grupi fillimisht ishte i vogël dhe u formua në Irak, duke u bërë një nga aktorët kryesorë të kryengritjes kundër forcave amerikane pas pushtimit. Në fillim, ai veproi si dega lokale e Al Kaedës në Irak”. Këto pamje të hershme shfaqin luftëtarë të veshur me të zeza që marshojnë në...