Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë
Islanda ka përjetuar Krishtlindjen më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, duke shënuar një tjetër sinjal alarmi për pasojat e ngrohjes globale. Sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze, më 24 dhjetor temperatura në qytetin Seyðisfjörður, në lindje të vendit, arriti në 19,8 gradë Celsius, pothuajse 20°C, një vlerë jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit. Zakonisht, temperaturat mesatare të dhjetorit në Islandë variojnë nga -1°C deri në 4°C. Rekorde të tjera u shënuan po atë ditë edhe në zona përreth, ku në Bakkagerði u regjistruan 19,7°C. Rekordi i mëparshëm për muajin dhjetor ishte vendosur në vitin 2019. Meteorologët shpjegojnë se ky fenomen u shkaktua nga masa ajri të ngrohta me origjinë tropikale, tërhequr mbi vend nga një sistem i fortë presioni të lartë, i cili pengoi depërtimin...