20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

Shërbimi Sekret i SHBA-së njoftoi të dielën në mëngjes se një burrë i armatosur u qëllua për vdekje pasi hyri në perimetrin e sigurisë së Mar-a-Lagos, rezidencës së Donald Trump në Florida. Edhe pse presidenti amerikan shpesh kalon fundjavat në resort, ai ishte në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në momentin kur ndodhi incidenti. Identiteti i personit që u qëllua nuk është bërë i ditur. Sipas Shërbimit Sekret, ai u “pikas nga porta veriore e pronës Mar-a-Lago duke mbajtur në dorë një pushkë dhe një bidon me karburant”. Ai u qëllua nga agjentë të Shërbimit Sekret dhe një zëvendës sherif i qarkut Palm Beach, tha agjencia.