18-vjeçari goditet me thikë në orën e mësimit, mjekët: Në gjendje të rëndë, i është dëmtuar shpretka

18-vjeçari goditet me thikë në orën e mësimit, mjekët: Në gjendje të rëndë, i është dëmtuar shpretka

Një nxënës 18-vjeçar është shtruar në spital në gjendje kritike që nga mëngjesi i sotëm, pasi u godit me thikë brenda shkollës. Incidenti ndodhi në institutin profesional “Domenico Chiodo” në La Spezia. Sipas informacioneve, i riu u godit me thikë në bark nga një student tjetër. Gjendja e tij fillimisht u konsiderua serioze për shkak të humbjes së madhe të gjakut dhe dëmtimit të shpretkës. Pasi mori ndihmën e parë nga vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe mjekët e EKAB (118), ai u transferua me urgjencë në kujdesin intensiv të Spitalit Sant’Andrea. Autori i dyshuar u ndalua nga policia. Sipas informacioneve fillestare, ai është i mitur dhe aktualisht po merret në pyetje në komisariatin e policisë. Autoritetet kanë mbledhur shumë dëshmi nga mësues dhe nxënës...