Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
15 të plagosur me thikë në Japoni, sulm në një fabrikë gomash, arrestohet autori i ngjarjes
Të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një fabrikë në Japoni. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë autori i dyshuar i ngjarjes mësohet se është arrestuar. Ngjarja e rëndë u raportua në një fabrikë gomash në Japoninë qendrore. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura motivet e sulmit./vizionplus.tv