15 mijë dollarë garanci, DASH publikon rregullat e reja për të marrë vizën amerikane
Departamenti Amerikan i Shtetit, administrata e presidentit amerikan Donald Trump, ka vendosur një masë të re që detyron qytetarët e disa vendeve të depozitojnë deri në 15 mijë dollarë garanci për të marrë vizë hyrjeje në SHBA. Sipas një zyrtari të DASH, programi ekzistues është zgjeruar me 12 vende të tjera, duke e çuar në 50 numrin total të shteteve të përfshira. Ky program prek kryesisht vende në zhvillim, shumë prej tyre në Afrikë. Vetë departamenti e ka publikuar këtë vendim në faqen e tij ditën e sotme (18 mars). Garancia prej 15 mijë dollarësh do t’u kthehet aplikantëve nëse ata respektojnë kushtet e vizës dhe kthehen në vendin e tyre, ose nëse nuk udhëtojnë fare, informojnë mediat. Masa do të hyjë në fuqi më...
Burimi:
vizionplus.tv