10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)
Izraelit iu deshën vetëm 10 minuta për të kryer një nga masakrat më të rënda në Liban që nga fundi i luftës civile të vendit në vitin 1990. Omar Rakha dëgjoi avionët luftarakë, por nuk i ndjeu shpërthimet; vetëm kur u zgjua i shtrirë me fytyrë përtokë në rrugë, duke gjakosur, e kuptoi çfarë kishte ndodhur: ndërtesa ngjitur me të, në lagjen Barbour në qendër të Bejrutit, ishte shkatërruar nga dy bomba izraelite. Ai më pas vrapoi nëpër rrënojat që digjeshin për të gjetur motrën e tij, duke bërtitur. Shaden Fakih, një trajner 24-vjeçar i kalistenikës, gjithashtu vrapoi drejt vendit të goditjes; miku i tij Mahmoud ndodhej brenda ndërtesës së goditur. Ai mundi të afrohej vetëm deri diku; ndërtesa shumëkatëshe ishte kthyer në një grumbull...
Burimi:
javanews.al