No Image Available

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës, ja me sa do tregtohen

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për karburantet, të cilat hyjnë në fuqi këtë të enjte, më 29 tetor, në orën 15:00. Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 212 lekë për litër, ndërsa benzina me 181 lekë për litër. Çmimet e përcaktuara do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ndërsa operatorët që nuk zbatojnë vendimin rrezikojnë pezullimin e aktivitetit. Njoftimi për shtyp: Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të...