Bombardimet në Hormuz “çmendin” çmimin e naftës në bursë, shkon në 100 dollarë për fuçi! Tronditen tregjet botërore në pak orë
Bombardimet e pandërprera dhe të dyanshme në Ngushticën e Hormuzit kanë sjellë edhe lëkundjen e fortë të tregjeve dhe bursës globale. Çmimet globale të naftës kanë prekur sërish nivelin e 100 dollarëve për fuçi, të ndikuara nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe frika për ndërprerje të furnizimeve. Nafta Brent u rrit me 2.3%, duke arritur përkohësisht në 100 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane ËTI u tregtua rreth 94 dollarë. Të dyja janë rritur me më shumë se 60% që nga fillimi i vitit. Shqetësimet kryesore lidhen me Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës, ku lëvizja e tankerëve është vënë nën presion nga zhvillimet ushtarake. Rritja e çmimit të naftës po reflektohet edhe te...
Burimi:
javanews.al