Boll me folklor dhe emocione/ Ilir Kulla: Tani fillon beteja e vërtetë kundër vendimit të Hagës

Boll me folklor dhe emocione/ Ilir Kulla: Tani fillon beteja e vërtetë kundër vendimit të Hagës

Pas vendimit të shkallës së parë në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, analisti Ilir Kulla e sheh fazën e apelimit si betejën kryesore ku duhet të përqendrohen përpjekjet për mbrojtjen e tyre. I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, Kulla tha se dënimet ndaj Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit janë veçanërisht të rënda, duke iu referuar moshës së tyre. Ai tha se e kishte ndjekur me vëmendje arsyetimin e trupit gjykues gjatë shpalljes së vendimit dhe vuri në dukje detajet me të cilat, sipas tij, prokuroria kishte paraqitur rastet. “Prokuroria ka pasur kohë dhe para, janë harxhuar shumë që ky proces të vinte deri këtu ku erdhi”, deklaroi Kulla. Por kritika e tij u përqendrua edhe te kohëzgjatja e paraburgimit. Kulla theksoi se katër ish-krerët...