Blerja e banesave, bankat dhanë 50% më shumë kredi në korrik
Pas një nisjeje të ngadaltë të vitit, kredia për shtëpi po merr sërish hov. Dhe sinjali vjen pikërisht në kulmin e sezonit të pasurive të paluajtshme. Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, vetëm në korrik, bankat dhanë rreth 7 miliardë lekë kredi të re për blerje banese, ose 50% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo e ndryshon edhe bilancin e shtatë muajve të parë. Nga janari në korrik janë dhënë 41.9 miliardë lekë kredi për shtëpi, duke e kthyer rritjen vjetore në 2.4%, pasi gjashtëmujori ishte mbyllur në rënie. Pra, pas një periudhe frenimi, bankat dhe huamarrësit po rikthehen në treg. Struktura e kredisë tregon një tjetër ndryshim të rëndësishëm, shtëpitë po blihen gjithnjë e më shumë me kredi...
Burimi:
javanews.al