“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Dashnor Sula: Flisnim deri në orën tre të natës

Kryeinspektori, Dashnor Sula, në një intervistë në Edicionin Qendror të Lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, ka folur edhe për të shkuarën e tij politike, si dhe marrëdhëniet e sotme me kryeministrin Edi Rama. I pyetur nga Furxhi në lidhje me akuzat e Berishës, i cili është shprehur se Sula duhet të ishte larguar më herët nga PD-ja, kryeinspektori, me ironi, tha se kryedemokratin e ka marrë malli. Sula theksoi se ishte vetë zoti Berisha ai i cili prishi gjithçka, duke injoruar primaret. Sa i përket marrëdhënieve me kryeministrin Rama, Sula tha se ka komunikim të vazhdueshëm, pasi bëhet fjalë për problemet e qytetarëve. Ndërsa theksoi se edhe me zotin Berisha, në të shkuarën, ka pasur komunikim në orët e...