“Berisha nuk është zgjidhja, por problemi!”- Bejko: PD ka kandidatë, por jo alternativë bindëse! Kryetari është pengesa e opozitës

“Berisha nuk është zgjidhja, por problemi!”- Bejko: PD ka kandidatë, por jo alternativë bindëse! Kryetari është pengesa e opozitës

Analisti i njohur, Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore, duke u ndalur te roli i Sali Berishës dhe vështirësitë e opozitës për të krijuar një alternativë fituese në Tiranë. Sipas Bejkos, vendimi i Berishës për të kërkuar emrat e kandidatëve dhe jo mobilizimin e demokratëve në protesta lidhet me faktin se ai ka arritur të marrë kontrollin e sheshit, ndërsa afatet për përgatitjen e zgjedhjeve vendore po afrohen. Analisti vlerësoi se problemi kryesor i opozitës nuk është mungesa e kandidaturave, por lidershipi aktual i Partisë Demokratike. “Partia Demokratike ka kandidatë, ka kandidatë shumë të mirë. Po sapo ata i afrohen Berishës, ata e kompromentojnë fytyrën e tyre”, u shpreh...