Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se forca e tij politike do të rikthejë rritjen ekonomike në shërbim të mirëqenies së qytetarëve, duke i dhënë fund mjerimit dhe goditje vendimtare varfërisë. Duke folur nga “Foltorja e Ripërtëritjes”, në Lezhë, mbrëmjen e sotme (6 tetor), Berisha kritikoi qeverisjen aktuale, duke e krahasuar sjelljen e deputetëve të shumicës me atë të individëve që zbatojnë urdhrat pa pyetur për pasojat. Ai theksoi se ata votojnë çdo akt dhe ligj pa marrë parasysh interesat e qytetarëve. Berisha vuri në dukje rritjen e çmimit të naftës, duke thënë se ndërsa qeveritë në vende të tjera ndërhynë për ta zbutur, në Shqipëri u hoq subvencionimi për fshatarët. Sipas tij, kjo tregon mungesë totale ndjeshmërie ndaj fermerëve, të cilët rrezikojnë...