Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama po kërcënon protestuesit

Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama po kërcënon protestuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ftesa e tij për dialog me protestuesit nuk është e sinqertë, ndërsa paralajmërimet për masa ndaj personave të përfshirë në akte dhune i cilësoi si kërcënime. Deklaratat u bënë gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, në ditën e nëntë të protestave në vend. Berisha komentoi edhe paralajmërimin e Ramës për krijimin e një liste të personave të dhunshëm dhe vendosjen e kufizimeve ndaj tyre. Sipas kreut të demokratëve, këto deklarata tregojnë shqetësimin e kryeministrit për protestat, të cilat ai i konsideron një kërcënim për vazhdimësinë e qeverisjes socialiste. Duke kundërshtuar pretendimet e Ramës për përfshirjen e elementëve të lëvizjes “Antifa” në protesta, Berisha deklaroi se nuk ka prova për këtë lidhje dhe akuzoi...